Kanë dalë pamjet nga momenti kur i moshuri i plagosur me thikë nga bashkëshortja lë banesën i shoqëruar nga shërbimet e ambulancës për t’u transportuar në spital.
Sikurse shfaqet në video, ai është i gjakosur ndërsa, mjekët e shoqërojnë drejt ambulancës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen 11 të qytetit të Durrësit. Bëhet me dije se mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa ditën e sotme debati agravoi në përdormin e thikës.
I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al