Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme i cilësoi frymëzim fitoret e partive simotra të PD-së në disa shtete evropiane.
Berisha tha se qytetarët janë ngopur nga qeverisja e partive të majta, pasi kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë kryesore.
“Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitore por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, kemi të gjithë trashëgiminë dhe programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigje sfidave që na presin. Miqtë tanë po kthehen në pushtet në të gjithë anët e Europës. Në Suedi, Itali, Bullgari. Shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore. Ne kemi vlerat dhe qytetarinë të parin. Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju ftoj me kurajo të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit. Të inkurajoni shoqet tuaja që ju i njihni dhe i njihni aftësitë dhe talentin të kandidojnë. Jam i sigurtë e elektorati do ju mirëpresë ju më shumë se gjininë tjetër”, tha Berisha./Opinion.al