Kryetari i PL, Ilir Meta ka vlerësuar deputeten dhe njëherësh bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Gjatë një interviste televizive, Meta tha se Kryemadhi është një “makineri e tërë organizative njerëzore frymëzuese, motivuese.”
Sipas tij, gabimi i saj është se i besoi ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të vitit 2019.
“Monika është një makineri e tërë organizative njerëzore frymëzuese, motivuese. Ajo ka qenë një politikane e spikatur dhe nuk është këtu prej raportit tonë. Ajo ka një histori të pavarur nga unë që kur ishte në Partinë Socialistë. Ka qenë gjithmonë shumë e dalluar në organizim dhe motivim. Por ajo ra në besim të verbër pas Lulzim Bashës. Lulzim Basha ishte i qartë në projektin e tij sepse nuk donte të hynte në zgjedhje lokale pasi ishte në koordinim më Ramën”,-tha Meta./ Opinion.al