Një 6-vjeçar është plagosur me çifte nga fqinji i tij këtë të shtunë në fshatin Kodër Lumë në Kukës.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 75-vjeçri me inicialet H.D është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës për kryerjen e veprimeve procedurale.
Sakaq, arma e gjahut çifte është sekuestruar nga uniformat blu, ndërsa grupi hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al