Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Vis Martinaj, dënohen të pandehurit

2022/10/06 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Dokle ka gisht, kur humbëm kontaktet

Tre persona janë dënuar pasi u akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinaj.


Sipas gazetares Klodiana Lala bëhet fjalë për të pandehurit Ardjan Ahmeti, Dejvison Serjani dhe e fejuara e këtij të fundit.

Ahmeti dhe Serjani u dënuan me nga 2 vite burg.  Ndërkohë e fejuara e Dejvison Serjanit me inicialet N.SH., u dënua me 2 vite burg, por u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak se ka një fëmijë të mitur.

Plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën. Ata iu shisnin informacion klanit “Duka”, kundërshtarëve të Martinajt, me qëllim që të vritej ky i fundit.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugënMyslym Shyri ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.

Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe

Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin ?Doge? ?apo ?Dogja?. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) eurosh.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet te Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këta shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatmir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të shesë informacionin si të besuar te Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.

Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular .

Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

 



Ju sugjerojmë

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Para
Spiropali-Berishës:E bënit Lul Bashën të pastër si kristali,tani i kërkoni rublat në xhep

Spiropali-Berishës:E bënit Lul Bashën të pastër si kristali,tani i kërkoni rublat në xhep

Berisha nxjerr sondazhin në Kuvend: Do vijmë në pushtet, opozita po ecën drejt fitores

Berisha nxjerr sondazhin në Kuvend: Do vijmë në pushtet, opozita po ecën drejt fitores

I sekuestrohet apartamenti, shuma që përfitoi Alqi Bllako nga Inceneratorët

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako
















TE FUNDIT

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
17 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur sot në një takim Presidentin e Eurojust, Michael Schmid. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
17 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej gati 400 milionë euro për Greqinë, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve bujqësore...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
17 Qershor, 2025

Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet...

Lexo më shumë

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
17 Qershor, 2025

Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull biznesmenit më të madh shqiptar, Samir Mane, duke përshkruar suksesin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com