Janë zbuluar emrat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar në Angli, të cilët morën peng 30-vjeçarin Nertil Buzi nga Fieri. Në këmbim të lirisë ata i kërkuan 30-vjeçarit 400 mijë paund.
Sipas “Top Channel”, shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë. Ditën e sotme ata dolën përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.
Sakaq, të arrestuarit që akuzohen për pengmarrjen e tij janë:
Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.
Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.
Ndërkohë, bëhet me dije se më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.
Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400 mijë paund u arrestuan.
Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze.
Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës.