Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Së shpejti buka dhjetë euro?

2022/09/18 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjermani: Së shpejti buka dhjetë euro?

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.


Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent. “Këto informacione duam t’i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona”, shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t’i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë. “Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. “Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?”, kjo është motoja e tyre.

Një panine për pesë euro

Pa energji furrat nuk mund të punojnë, por si mund t’i nxjerrin kostot e larta bukëpjekësit? Të rrisin përkatësisht çmimin e bukës dhe të panineve? Një panine për pesë euro dhe një bukë për dhjetë euro? Klientët nuk do ta përballonin, për këtë janë të sigurtë bukëpjekësit. Shoqata qendrore e zejtarisë gjermane të bukëpjekësve paralajmëron, që shumë sipërmarrje do të detyrohen të heqin dorë nga biznesi, nëse nuk marrin ndihma financiare nga shteti.

Paketat e ndihmës të qeverisë deri tani kanë pasur kryesisht në fokus buxhetet familjare dhe jo aq sipërmarrjet. 95 miliardë euro janë planifikuar për t’ua bërë të përballueshme qytetarëve çmimet shpërthyese të energjisë. Por u desh kohë derisa koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve ta kuptojë, që edhe sipërmarrjet nuk mund t’ia dalin dot kësaj krize pa mbështetje.

Kush duhet t’i paguajë çmimet e larta?

“Çdo ditë marrim telefonata emergjence nga ndërmarrje, që janë në prag të ndërprerjes së prodhimit – edhe sepse ato nuk t’i kompensojnë më çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë duke ua kaluar klientëve këtë barrë çmimesh”, paralajmëron Hans Peter Wollseifer, president i shoqatës qendrore të zejtarisë, në intervistë me gazetën “Rheinischen Post”. Dinamika e falimentimeve është shumë më e keqe se sa në pikun e pandemisë së koronavirusit.Sipas një sondazhi të shoqatës gjermane të industrisë (BDI) një e treta e sipërmarrjeve industriale konsideron se po i kërcënohet ekzistenca.

Shembuj të krizës ka çdo ditë e më shumë. Prodhuesi i kartës higjenike Hakle njoftoi falimentimin duke argumentuar, se rritja e kostove nuk mund të kompensohet me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Koncerni i çelikut Arcelor Mittal ka ndërprerë prodhimin në dy filiale në Veri të Gjermanisë dhe e ka nxjerrë stafin e punonjësve në sistemin e pagës minimale. Enti shtetëror i sigurimit të papunësisë u shlyen tani atyre pagat.

Gjermania kërcënohet të bjerë në recesion

Nëse një sipërmarrje ndërpret prodhimin, kjo shpesh ka pasoja të ndjeshme edhe ndaj degëve të tjera të ekonomisë si dhe për konsumatorët.

Studiuesit e ekonomisë dhe vet përfaqësuesit e ekonomisë llorgarisin që Gjermania është në rrugën e recesionit ngjashëm si me humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në ditën e sipërmarrësve në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi ndihma financiare, por iu desh të pranojë, që nuk ka ende marrëveshje brenda radhëve të qeverisë për volumin konkret të tyre.

Ministri Habeck nuk mund ta thotë shifrën e saktë se sa do t’u kushtojnë këto ndihma financiare taksapaguesve. Por një gjë është e qartë, se jo vetëm siparmarrjet e industrisë, që janë në garë ndërkombëtare, do të përfitojnë, por edhe ndërmarrjet e mesme e kryesisht ato që përdorin intensivisht energjinë. Pra edhe bukëpjekësit. Qeveria do ta vendosë në javët e ardhëshme programin e ndihmave, tha Habeck në Berlin. Por ndihmat duhet të ketë efektin prapavepruas, pra duke nisur nga shtatori. „Ne duhet të ofrojmë tani të gjithë forcën financiare, që është e nevojshme, për të siguruar substancën e mirë të ekonomisë dhe vendeve të punës në vend”, tha Habeck pas takimit me 40 shoqata ekonomike të ndërmarrjeve të nivelit të mesëm.

Jo subvencione të përhershme

Ndihmat financiare do të paguhen për një kohë të kufizuar, derisa të japin efektin e duhur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel europian për zbutjen e çmimeve të energjisë dhe gazit, deklaroi Habeck. Por a do të mjaftojë kjo? Steffen Müller, profesor në Institutit Leibniz për Studimet Ekonomike në Halle tërheq vëmendjen, se rritja e çmimit të energjisë, ashtu si edhe rritja e inetersave të kredive nuk janë një dukuri e përkohshme, por ato mund të mbeten afatmesëm ose afatgjatë.

“Programet e ndihmave, që synojnë përballimin e një periudhe të caktuar krize, i spostojnë problemet në këtë situatë me disa muaj në të ardhmen një barrë kjo që bie kryesisht në kurriz të taksapaguesve”, shkruan Müller duke iu përgjigjur pyetjes së DW: “Masat, që për një periudhë ulin çmimin e energjisë, gjithashtu nuk janë të arsyeshme, sepse ato zbehin zellin për kursim energjie. Pikërisht këtë nuk duhet t’ia lejojmë vetes.”

Kriza përshpejton kthesën strukturore

Më të arsyeshme janë kreditë e buta, argumenton Müller, që duhen dhënë me kusht për përshtatjen e prodhimit me kursim energjie. “Thelbi i këtij argumenti është, që çmimi i energjisë edhe pas këtij dimri të mos kthehet sërish në nivelin e vitit të kaluar. Pra ndryshon diçka në strukturë.”

Normalisht është detyrë e sipërmarrjes, që të jetë e përgatitur për zhvillime të tilla, shkruan eksperti. Në një „kthesë strukturore të përshpejtuar nga kriza drejt një industrie më të gjelbër” shteti mund të ndihmojë duke i shoqëruar sipërmarrjet drejt kësaj rruge./DW



Ju sugjerojmë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Para

Vritet në derë të shtëpisë, 28-vjeçari shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kriza energjitike, Rama: Në shkolla të sensibilizohen fëmijët për kursim

Rama nxjerr pamje nga zonat e mbrojtura: Kemi rritje të ndjeshme të vizitorëve

Tiranë/ 66 vjeçari shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

Të maskuar rrahën me sende të forta 42-vjeçarin,3 të arrestuar,njëri i dënuar për vrasje
















TE FUNDIT

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com