Vijojnë kërkimet për 14-vjeçarin që u fut dje për peshkim në lumin Seman por nuk është parë më. Banorë të zonës kanë njoftuar dje policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë gjetur në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lumë për t’u larë.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët po vazhdojnë kërkimet.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se edhe më përpara kësaj familjeje i është mbytur një tjetër djalë në ujërat e lumit Seman, në po të njëjtin vend.