Qeveria shqiptare ka njoftuar hapjen e garës për projektin e aksit rrugor Milot-Fier, si pjesë e Korridorit Blu.
Në fjalën e saj Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha ndër të tjera se ky aks është segmentuar dhe të gjitha segmentet do të jenë të shoqëruara edhe nga rrugë dytësore.
“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Miloti deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot- Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë dhe më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse. Për aksin Thumanë-Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit.
Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve”, tha ministrja.
Ndërkohë në fjalën e saj, ministrja Balluku bëri me dije se deri në shkurt të vitit të ardhshëm parashikohet dalja në anën tjetër në tunelin e Llogarasë, ndërsa pohoi që Brenda 17 muajve pritet edhe përfundimi i tunelit të Murrizit./Opinion.al