Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Konventën Kombëtare. Gjatë kësaj Konvente janë votuar edhe ndryshimet e statutit të parisë.
Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është edhe ndryshimi i emrit të partisë.
“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:
Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë.
Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka.
Emri i ri është votuar në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.