Një nga emrat më të njohur në botën e neurokirurgjisë, mjeku Henry Marsh ka qenë në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.
Ndërsa ka treguar se të paktën në 40 vitet e fundit ai ka kryer 400-500 operacione çdo vit, kirurgu tha se operacioni i tij më i gjatë ka arritur 18 orë.
Marsh: Ai ka qenë një gabim dhe kam mësuar shumë prej tij.
Fevziu: Pa u larguar nga pacienti?
Marsh: Jo, mund të ndaloni, të shkoni në tualet apo të hani diçka. Por është një budallalëllk të kryesh operacione të tilla. Më vonë në karrierën time e kam ndarë punën me një koleg, një orë ai dhe një orë unë./Opinion.al