Pas braktisjes nga disa ministra, kryeministri brtianik Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen, shkruan BBC.
Ai dëshiron që në konferencën e partisë të vendoset një udhëheqës i ri konservatorëve dhe dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri në tetor, kur të zgjidhet dhe kryeministri i ri. Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme.
Një zëdhënës numër 10 tha: “Kryeministri do të bëjë një deklaratë për vendin sot.”
Tashmë një garë lidershipi konservator do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të jetë në vend në kohë për konferencën e partisë konservatore në tetor.
Dorëheqja e Boris Johnson do të thotë se gara për udhëheqje konservatore tashmë ka filluar zyrtarisht. Deputeti konservator Tobias Ellëood ka reaguar ndaj lajmit të fundit të dorëheqjes së planifikuar të Boris Johnson.
Ai thotë se është i kënaqur që e kuptoi dëmin që po i bënte jo vetëm partisë, por edhe raportit të Britanisë me ndërkombëtarët.