Nga data 1 Korrik do të rriten me 6% pagat e të gjithë punonjësve të arsimit parauniversitar. Lajmi eshtë dhënë nga ministrja e arsimit, Evis Kushi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Kushi tha se për herë të parë do të rriten pagat e punonjësve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë.
“Lajm i mirë për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar. Në mbledhjen e sotme të qeverisë ne finalizuam angazhimin e ndërrmarrë në fund të vitit të kaluar kur miratuam buxhetin për vitin 2022. Konkretisht angazhimin për rritjen me 6 përqind të pagave të punonjëseve të sistemit parauniversitar. Në total jane 36.700 punonjës që përfitojnë nga rritja e pagave prej datës 1 korrik, ku vlen të theksojmë që për herë të parë po rritet paga e punonjësve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë”-tha Kushi./Opinion.al