Është mbledhur këtë paradite Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili po flet për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku edhe ka pasur rritje të rasteve.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini tha se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive në dy javët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt të vaksinave.
“Prej dy javësh kemi trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe me rritjen e përqindjes të pozitivitetit dhe atyre që kërkon shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt”,-tha Tomini.