Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërisht, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./Opinion.al