88 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia Rrugore për shpejtësi që varionin deri 180 km/h.
Po ashtu, në prangat e policisë kanë përfunduar 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë gjobitur 653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes, 104 drejtues automjetesh, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe 8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.