Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar.
Sherri ka ndodhur pasi shqiptarët kanë ngacmuar të dashurën e 42-vjeçarit në një lokal gjatë kohës që ai ishte në tualet, por kur është kthyer ka kërkuar shpjegime nga grupi i shqiptarëve.
Duke përfituar se ishin 5 persona, ata e kanë dhunuar grekun rëndë dhe e kanë lënë të gjakosur në sheshin Rafina, në Athinë.
42-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.