Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj ka folur sot edhe për përdorimin e platformës e-Albania. Ahmetaj u shpreh se vetë ka bërë një kurs për të mësuar se si ta përdorë atë.
Ai tregoi se 1 vit e gjysmë para i është nënshtruar një kursi për ta përdorur më thjeshtë pltformën e-Albania.
“Ka një debat që ka të bëjë me platformën e përbashkët me e-Albania. Kjo më përfshinte edhe mua deri në 1 vit e gjysmë para dhe bëra një kurs për të përdorur e-albania, për ta përdorur atë më thjesht. Edhe ju që jeni avangard në teknologji nuk e dini se çfarë ofron ajo platformë që është shembull në teknologji në rajon. Për këtë arsye do ju kërkoj të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservator kur në horizont të ekonomisë shfaqet një mundësi e re. E di që jeni në bashkëpunim me AKSH-in dhe MF për përdorimin e platformës së AKSH dhe pagesave”,-tha Ahmetaj.