Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ambasada e SHBA ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si president i ardhshëm i vendit.
Në reagimin e saj ambasada shkruan se “presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”,-shkruhet në reagimin e ambasadës së SHBA./Opinion.al