Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas Klan news ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marte pranë fshatit Fang.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.