Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se PD është izoluar për shkak të Sali Berisha, i cili sipas tij, ka pushtuar partinë.
“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve”,-shkruan Bardhi./Opinion.al