Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lija e majmunit, 30 raste në Spanjë

2022/05/21 at 8:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lija e majmunit, 30 raste në Spanjë

Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të reja të lisë së majmunëve, kryesisht në rajonin e Madridit, ku shumica e rasteve të reja të infeksionit lidhen me përhapjen në sauna.


Numri i përgjithshëm në Spanjë ka arritur në 30. Autoritetet e Madridit po punojnë për të mbikëqyrur rastet që rrjedhin kryesisht nga një epidemi e vetme në sauna, tha të premten shefi rajonal i shëndetësisë Enrique Ruiz Escudero.

“Departamenti i shëndetit publik do të bëjë një analizë edhe më të detajuar… për të kontrolluar infeksionin, për të thyer zinxhirët e transmetimit dhe për të zbutu sa më shumë transmetimin e këtij virusi”, tha ai.

Në Spanjë janë nën hetim edhe 18 raste të tjera të dyshuara, 15 në rajonin e Madridit, dy në Ishujt Kanarine dhe një në Andaluzi, theksojnë autoritetet shëndetësore.

Në Evropë, tashmë janë raportuar më shumë se 100 raste të infeksionit viral, që është më i zakonshëm në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.

Zakonisht është një infeksion i lehtë, me simptoma që përfshijnë temperaturë, dhimbje koke dhe një skuqje karakteristike me gunga.

Në Britani janë zbuluar 20 raste dhe autoritetet po ofrojnë një vaksinë kundër lisë për punonjësit e shëndetësisë dhe të tjerët që mund të kenë qenë të ekspozuar.

Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore tha se një pjesë e konsiderueshme e rasteve të fundit në Britani dhe Evropë janë evidentuar te homoseksualët dhe meshkujt biseksualë.

Spanja po bën vlerësimin e terapive të ndryshme, si ilaçet antivirale dhe vaksinat, por deri më tani të gjitha rastet kanë simptoma të lehta dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për trajtim specifik, tha të premten ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias.

Rastet në Portugali janë ende nën monitorim klinik, por asnjë rast nuk është shtruar në spital, pasi të gjithë janë të qëndrueshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), lija e majmunëve është raportuar në të paktën tetë vende evropiane: Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Jashtë vendeve ku lija e majmunëve njihet si endemike, raste të ngjashme të fundit janë raportuar edhe në Australi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lia e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili mund të përhapet nga personi në person dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.

Që nga viti 1970, raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 11 vende afrikane. Nigeria ka pasur një epidemi të madhe që nga viti 2017, ndërkaq deri më tani ka pasur 46 raste të dyshimta këtë vit, 15 prej të cilave janë konfirmuar ndërkohë, thonë të dhënat e OBSH-së.

Rasti i parë në Evropë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria.

Shumë raste nuk kanë të bëjnë me udhëtimet në Afrikë. Si rezultat, shkaku i kësaj epidemie është i paqartë, megjithëse autoritetet shëndetësore kanë thënë se ka potencialisht një shkallë jo të lartë të përhapjes në komunitet.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Projekti i portit të Durrësit, Rama: Portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor

Projekti i portit të Durrësit, Rama: Portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor

Dumani rrëfen krimet/Si u grabit e u plagos kambisti në Elbasan: Ishte i fuqishëm

Dumani rrëfen krimet/Si u grabit e u plagos kambisti në Elbasan: Ishte i fuqishëm

Kërcënimi rus, Britania do të dërgojë armatime në Moldavi

Kërcënimi rus, Britania do të dërgojë armatime në Moldavi
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}