Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat Alibeaj tha se të pranishëm ishin 26 deputetë, ndërsa theksoi se nesër do të zhvillohet sërish një mbledhje për emrin e kandidatit për President. Ndër të tjera Alibeaj tha se do të konsultohemi me të gjithë deputetët dhe aleatët.
“Do të jap një përgjigje për solemnitetin e këtij procesi. Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Çdo gjë që është diskutuar ka qenë vendimmarje e grupit. U mblodhëm në vijim të asaj të djeshëm. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.
Po them gjënë tjetër se më e rëndësishme është se kam dëshirën për t’jua thënë juve. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë për presidentin e shqiptarëve.
Ishte unison e 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona t’ua bëjmë me dije kolegëve tonë në një mbledhje tjetër ditën e nesërme pasdite. Kjo është e para. Ne nuk kemi ngut mes nesh për t’i konsultuar të gjithë deputetët e PD që të shprehin opinionin e tyre dhe vullnetin e tyre për procesin por edhe emrat. Kjo ishte e para që unë dua ta them publikisht, do konsultohemi dhe me aleatët. Dëshirat dhe kërkesat e tyre. Vetëm kështu ky proces do të ecë më parë. Flas për anëtarët e grupit parlamentar të PD”, -tha Alibeaj./Opinion.al