Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

2022/05/17 at 5:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt.


Shumë nga shkollat përdoreshin si qendra të shpërndarjes së ushqimeve dhe strehimore. Mes tyre ishte edhe një shkollë në rajonin Luhansk që u shkatërrua nga një sulm rus më 7 maj. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër shkollat.

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

“Kur arrita të ngrihesha, pashë valën e shkatërrimit”, thotë zonja Levchenko nga një stol parku në kryeqytetin Kiev, ku u kurua për plagët. “Ishte si një skenë filmi. Pastaj u rrëzova dhe gjithçka filloi të shembej”.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile. Por zonja Levchenko shtron pyet se si mund të kishte ndodhur sulmi ajror.

“Shkruam me gërma të mëdha fjalën fëmijë nëpër dritaret e shkollës”, thotë ajo me fytyrën e plagosur nga sulmi ajror.

Zonja Levchenko dhe nxënësit e strehuar në bodrum i mbijetuan sulmit. Ajo ka thyer këmbën dhe ka lëndime të tjera.

“Kur hodhën bombën, e panë qartë se ishte një shkollë. Kur përdorën raketëhedhës, ishte e mundur që goditën gabimisht. Por bombardimi i shkollës kishte për synim frikësimin, për t’i tmerruar njerëzit”.

Më shumë se 1000 shkolla dhe kolegje janë goditur nga sulmet ruse, thotë qeveria e Ukrainës.

“Është e tmerrshme. Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinoni të ndodhë në një konflikt”, thotë David Bosco, ekspert për krimet e luftës në Universitetin e Indianës në Bloomington.

Organizatat e shtypit “Associated Press” dhe “FRONTLINE” kanë verifikuar në mënyrë të pavarur të paktën 57 shkolla që janë goditur në një mënyrë që tregon për krime të mundshme lufte.

Në fshatin Gorlovka të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia, dy mësues u vranë në ditët e fillimit të luftës. Palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Goditja e qëllimshme e një shkolle, apo spitali, që nuk përdoret për qëllime ushtarake, do të ishte krim lufte, thotë eksperti i krimeve të luftës David Bosco. Ai thotë se numri i madh i ndërtesave civile të goditura mund të tregojë një shpërfillje kriminale për jetët e civilëve.

“Kjo sugjeron një model veprimi. Është një element shumë i rëndësishëm i një hetimi për krime lufte, veçanërisht gjatë hetimeve ose ndjekjes penale të zyrtarë të lartë ushtarake ose politike”, thotë zoti Bosco lidhur me situatën në Ukrainë.

“Sa më i fuqishëm të jetë ky model, aq më të forta janë provat se egziston një plan, apo politikë për të goditur këto objekte.”

Ndërsa 70 fëmijët, që zonja Levchenko strehoi në bodrumin e shkollës nr. 21 mbijetuan, nëntë persona vdiqën, përfshirë një nxënës 13-vjeçar. Zyrtarët thonë se 28 nga 35 shkollat e Chernihiv-it janë dëmtuar, disa prej të cilave janë kthyer në gërmadha./ VOA



Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj
Aktualitet

Tentoi të vriste dy herë biznesmenin, policia arreston Astrit Sinanaj

14 Qershor, 2025 2:26 pm
“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit
Aktualitet

“Shpirti i Ballkanit” shpaloset në Korçë, artistët mbushin rrugët e qytetit

14 Qershor, 2025 2:04 pm
Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë
Bota

Izraeli godet ndërtesën e banimit në Teheran, 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

14 Qershor, 2025 1:45 pm
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Para
Kriza ushqimore globale, Britania paralajmëron për rritje të çmimeve

Kriza ushqimore globale, Britania paralajmëron për rritje të çmimeve

Iu mori para dy kosovarëve për pasaportën shqiptare, e pëson punonjësja në Tiranë

Iu mori para dy kosovarëve për pasaportën shqiptare, e pëson punonjësja në Tiranë

Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut

Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut
















TE FUNDIT

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
14 Qershor, 2025

Policia njoftoi të shtunën e 14 Qershorit se ekstradoi nga Zimbabvet drejt Shqipërisë 42-vjeçarin Loren Dusha. Ndaj tij ekziston një...

Lexo më shumë

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
14 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas...

Lexo më shumë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
14 Qershor, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes...

Lexo më shumë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
14 Qershor, 2025

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com