Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Sipas Berishës, Rama i bën sulmet ndaj drejtësisë për t’iu tërhequr vëmendjen shqiptarëve nga problemet dhe hallet e mëdha që kanë nga kriza ekonomike.
“Në një panik të jashtëzakonshëm Rama merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut apo regjimin e etërve të tij, ka synim të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve që po hasen me probleme të mëdha për shkak të kësaj qeveri dhe këtij kryeministri i cili me firmë e me vulë vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Nga statistikat, nga 2014 e deri sot indeksi i ushqimeve është rritur 100%. Familjet shqiptare shpenzojnë shumicën e të ardhurave për ushqimet. Kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur vazhdojnë të vjedhin dhe shpërdorojnë fondet publike dhe pronat publike”-tha Berisha./Opnion.al