Ambasadorja britanike në Moskë Deborah Bronnert u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të premten lidhur me sanksionet e fundit kundër Rusisë.
“Ambasadores iu komunikua papranueshmëria e veprimeve të tilla shkatërruese, vazhdimi i të cilave do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin përfundimtar të lidhjeve dypalëshe dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis popujve të Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”,-thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.
Vendosja e sanksioneve ndaj mediave ruse “vetëm për shkak se mbulimi dhe interpretimi i tyre i ngjarjeve që ndodhin në botë nuk është në përputhje me modelet perëndimore, konfirmon edhe një herë qartë dyfishimin dhe cinizmin e politikanëve britanikë, për të cilët një gjë e tillë si liria e media nuk është gjë tjetër veçse një mjet për zgjidhjen e problemeve të tregut”, thuhet në deklaratë.
Ministria akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarët e saj për vendosjen e sanksioneve dhe dhënien e deklaratave me “kërcënime” që janë “të ndërthurura me gënjeshtra dhe vrazhdësi të plotë” kundër Rusisë.