Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të banesave të rindërtuara në Thumanë. Aktori mbajti fjalën përshëndetëse, ndërsa gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë së Krujës.
Aktori i kërkoi ndjesë që s’po i kujtohej emri i kryebashkiakut dhe ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.
Mirush Kabashi: Mirëmbrëma zoti Edi Rama kryeministër i vendit…Kryetarit të bashkisë së…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin.
Kryebashkiaku: Artur Bushi
Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë./Opinion.al