Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët lidhur me Kuvendin e 30 prillit që do të organizoi PD nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.
Bardhi i e quajtur këtë kuvend si një tubim që kërkon përçarjen dhe zvogëlimin e Partisë Demokratike.
“Tubim për të përçarë PD. Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë që se duam bashkimin e demokratëve, që duan ta lënë përjetë të zvogëluar dhe në opozitë PD”,-tha Bardhi./Opinion.al