Një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Sipas informacioneve, i mituri ka mbërritur i plagosur në spital, pasi është qëlluar disa herë më thikë në kraharor.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë. 17-vjeçari me iniciale K.G, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është person me precedent penal.