Rivalja e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, ka mbajtur fjalimin e parë para përkrahësve të saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.
Le Pen deklaroi se gara ishte një humbje e parashikuar, por theksoi se rezultati është ende një fitore për partinë e saj.
“Respektoj verdiktin e kutisë së votimit”, tha ajo.
Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze. Kujtojmë se kandidatja e ekstremit të djathtë kishte thënë më parë se mund të largohej nga politika nëse humbiste në zgjedhjet presidenciale.
Kjo është humbja e saj e dyë përballë presidentit aktual Emanuel Macron, e para ishte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.