Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritje rekord, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit

2023/10/26 at 8:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje rekord, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit

Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Që nga fundi i vitit skema u zgjerua më rreth 10 mijë pensionistë të rinj.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Numri i pensioneve të pleqërisë u zgjerua në një vit me rreth 5%, por nga ana tjetër skema e pensioneve po shfaq qëndrueshmëri. Rritje të ardhurave nga kontributet dhe masa më e ulët e pensioneve të reja kanë përmirësuar deficitin e skemës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6-mujorin e vitit deficiti i skemës së pensioneve i cili u subvencionua nga buxheti i shtetit ishte 8 miliardë lekë nga 12 miliardë ne 6-mujorin e parë të vitit 2022 me një rënie gati 30%. Të ardhurat nga sigurimet në 6-mujorin e parë pësuan rritje vjetore me 12 %.

Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve punuan në vitet e tranzicionit dhe nuk përmbushin kushtet për pension të plotë.

Personat, që dalin në pension pas vitit 2015, për një periudhë afatmesme përfitojnë rritje më të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët që dolën në pension para këtij viti, për shkak të ndryshimit të parimit, nga pension solidar në pension në bazë të kontributeve.

Sakaq, Shqipëria vuan nga infomalitet i lartë i punës që do të thotë se ato që pagunë sigurime janë më pak se ato që raportohen si të punësuar.

Deri në vitin 1991 numri i të punësuarve në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe në ish- kooperativat bujqësore, të cilët përbënin edhe kontribuuesit në sistemin e sigurimeve shoqërore, ishte 1 milion e 446 mijë. Përfituesit e parë të sistemit filluan të përfitonin pensione në vitin 1960. Sipas statistikave të kohës, në vitin 1966 evidentohen rreth 35 mijë përfitues, kryesisht me pensione të pjesshme, kundrejt 263 mijë kontribuuesve. Në fund të vitit 1991 numri i përfituesve kishte arritur në 329 mijë, duke reflektuar një normë vartësie 4.5 kontribuues për 1 përfitues, krahasuar me 7.4 kontribuues për çdo përfitues në vitin 1966. Ndërsa në vitin 2022 kishte 1,1 kontribuues për 1 përfitues.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por ambienti ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë që shumë shpejt do të përbëjë 30 për qind e popullsisë aktualisht jeton në varfëri dhe me mungesë perspektivë për përmirësim të kushteve financiare në të ardhmen./Monitor

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, raportohet për shumë persona të vrarë dhe të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, raportohet për shumë persona të vrarë dhe të plagosur

Arrestimi në Itali/ Elsa Lila: Ngjarja më e rëndë në jetën time, shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej tyre

Arrestimi në Itali/ Elsa Lila: Ngjarja më e rëndë në jetën time, shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej tyre

“Doja që Evita të rritej me idenë e një nëne të vërtetë”, Elsa Lila rrëfen arsyet e distancimit nga karriera

“Doja që Evita të rritej me idenë e një nëne të vërtetë”, Elsa Lila rrëfen arsyet e distancimit nga karriera

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com