Një episod dhune ka ndodhur sot në kampionatin e Kosovës, gjatë përballjes së Gjilanit dhe Ballkanit të Suharekës.
Një ndeshje që mendohej e nxehtë nga momenti që dy ekipet po luftojnë për titull, por që nuk mund të mendohej kurrë se do të përfundonte në një agresion të mirëfilltë ndaj lojtarëve miq, ku protagonist i pafat ishte portieri korçar i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Gjithçka ndodhi në minutën e fundit shtesë, aty ku Ballkani që po fitonte ndeshjen u barazua në limit nga goli i Enea Koliqit. Por stadiumi Gjilanit, në vend që të shpërthente në gëzim, përjetoi momente tensioni të turpshme, të kulmuara me zbritjen ne fushën e blertë të dhjetëra tifozësh, që u përballen me lojtarët kundërshtarë.