26-vjeçari, Arben Mici, i burgosuri që mbeti viktimë e zjarrit, që dyshohet se e vuri vetë në Komisariatin numër 5 në Tiranë, ishte arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj nënës së tij.
Lirije Mici, është nëna e gjashtë fëmijëve. Ajo ka deklaruar se jeton bashkëshortin, dy djemtë e saj, njëri prej cilëve Arben Mici, i pamartuar dhe që prej gjashtë vitesh ushtron dhunë psikologjike me sharje, ofendime e kërcënime të ndryshme por edhe dhunë fizike.
Në dosjen e siguruar nga Report Tv për denoncimin e nënës ndaj Arben Micit është edhe fjalori i rëndë që përdorte 26-vjeçari duke e ofenduar atë.
“K…. Rruspi, ti shkon me njerëz. Unë nuk jam i yti jam i dikujt tjetër e shumë të tjera”, ishin disa nga fjalët e të riut, teksa e ka kërcënuar me fjalë se “Do të ther”.
Arben Mici i ka thënë këto fjalë nënës së tij pasi i kishte kërkuar para dhe kjo e fundit kishte refuzuar që t’i jepte.
Me pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke e gjuajtur me grushte, shkelma, në trup dhe në kokë. Ka qenë ky momenti kur nëna e Micit ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim penal dhe është pajisur me Urdhër Mbrojtje.