Policia ka arrestuar drejtuesin e motorit që aksidentoi dy shtetase, njërën prej tyre humbi jetën.
Po ashtu, policia ka arrestuar dhe një tjetër person që ka qenë në motor, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
I arrestuari është minoreni E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, i cili akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
Ditën e djeshme, 16 vjeçari duke drejtuar një motomjet tip “Honda”, pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al