Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më “të egër”.
Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha gjithashtu se NATO nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes, duke detyruar një fuqi bërthamore si Rusia “në një qoshe”.
Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, duke refuzuar ta quajë atë një pushtim, por ka shprehur shqetësim të thellë për luftën. Ajo gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.
“Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”, tha Le në forumin e sigurisë në Pekin, raporton Reuters.
Ai shtoi se shtetasve rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit “pa asnjë arsye”.