Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një foto të tijën me biçikletë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Veliaj duket duke ngarë një biçikletë dhe bashkëngjitur me foton shkruan: “Mirëmëngjes Tirana!”
Duket se Veliaj ka zgjedhur të shkojë në punë me biçikletë, në këto kohë kur çmimi i naftës është rritur dhe e gjithë bota është prekur nga kriza e hidrokarbureve.
Në fakt edhe më parë kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar se shpesh zgjedh të shkojë me biçikletë në punë apo në takimet e tij./Opinion.al