Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit këtë të martë. Nga 43 delegatë të pranishëm, për Dukën votuan 37, ndërsa 4 vota shkuan për kandidatin tjetër, Sulejman Starova. Dy vota ishin të pavlefshme.
Asambleja u drejtua nga zv.presidenti Lutfi Nuri, duke qenë se Gjykata e Tiranës ka konfirmuar pezullimin e Dukës nga detyra.
Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statutore dhe fals.
Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.