Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të mbledhë sot në orën 17:00 Kolegjin e Kryetareve.
Ky zhvillim vjen pas situatës së krijuar brenda Partisë Demokratike për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ditën e djeshme u zhvillua në selinë blu mbledhja e grupit parlamentar demokrat, ku shumë prej deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha.
Lideri i PD është deklaruar i gatshëm të ofrohet për një hap pas dhe për gjetjen e çdo zgjidhje që çon në bashkimi e demokratëve./Opinion.al