Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të zhvilluar këtë të mërkurë u shpreh se rikthimi i tij në PD ka ndodhur më 6 Mars.
Ai ritheksoi se i qëndronte pa dyshim deklaratës së tij të mëparshme se do të garojë për kryetar të PD.
“Nuk mund të gjesh deklarata të Sali Berishës që ai nuk i ka qëndruar. Dhe ata që mendojnë këtë gabojnë. Sali Berisha para 4-5 muajsh ishte një deputet i thjeshtë, pas asnjë lloj funksioni publik. Me humbjen e partisë së tij aksionet e tij sikundër dhe të partisë ranë në shifra të mjera. Por vendimi i tij bëri që aksionet e PD dhe të atij personalisht të rriten në një kohë të shkurtër më shumë se kujtdo tjetër në Shqipëri. Besoj se në rast se 6 Marsi faktoi 4 cipërisht një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës me një mbështetje prej 31 përqind të elektoratit shqiptar.
Nuk kam bërë ndonjë herë kurrë një fushatë kaq intensive, u detyrova të bëj këtë jashtë dëshirës time. Për ata që i njohin zgjedhjet kjo ishte personalizim… Unë doja t’u thoja zgjedhësve: Unë jam Sali Berisha, ky që thotë zonja guvernatore dhe ky që i kanë marrë logon me të cilën ajo parti ka garuar për 30 vite. Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdolloj imagjinate unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve që unë sigurisht do garoj për kryetar të PD. Dhe do pranoj rezultatin e demokratëve pa asnjë koment! Rikthimi ka ndodhur me 6 Mars ai nuk zhbëhet më përveçse me votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha./Opinion.al