Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të dielën në telefon mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse për forcat ukrainase.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse,”-bën të ditur një zëdhënës i Downing Street.
Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu “përkeqësimin e situatës humanitare” në vend.
Johnson “përshkroi atë që Mbretëria e Bashkuar po bën, si për të ofruar mbështetje humanitare, ashtu edhe për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, të cilat godasin në zemër të makinës luftarake të Putinit. Kjo përfshin thirrjen ndaj vendeve të tjera që të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të hequr Rusinë nga SËIFT”, tha zëdhënësi.
“Udhëheqësit diskutuan për kërcënimin në rritje që sulmet barbare të Rusisë paraqesin për civilët ukrainas dhe kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit”,-shtoi ai./Opinion.al