Partia Demokratike ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit Flamur Noka.
Sipas PD Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.
Akuza ka hedhur edhe kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin PD e akuzon se ka bashkuar votat me Edi Ramën.
“Individe që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD.
PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve.
Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike”,-shkruan PD.
Ja dokumenti: