Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi sot një tjetër bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mësohet se ai ka folur veçmas me të dy homologët e tij, ku më parë ka biseduar me presidentin rus dhe më pas me atë ukrainas.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv BFMTV duke iu referuar Pallatit Elysee.
Ndër të tjera mediat franceze kanë thënë se biseda mes Macron dhe Putin ka zgjatur rreth 90 minuta. Kujtojmë se edhe rreth 2 ditë më parë lideri francez pati një bisedë telefonike me dy palët e konfliktit./Opinion.al