Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, i është bashkuar ushtrisë ukrainase për të luftuar kundër agresionit rus.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një video prekëse, ku shfaqen një grup të miturish të frikësuar nga bombat që po bien mbi Kievin. Fëmijët janë strehuar nëpër depo për t’iu shpëtuar bomabardimeve të luftës.
Klitschko kërkon që lufta të ndalet, ndërsa bën thirrje edhe për shpëtimin e fëmijëve.
Ndërkohë që të miturit kanë përsëritur njëri pas tjetrit mesazhet e tyre ai shkruan: “Dëgjojini ata! Dëgjoni zërat e këtyre fëmijëve që kanë frikë për jetën e tyre. Shumë të tjerë i kemi humbur tashmë. Kjo është e sotmja. Ky është realiteti i një lufte të tmerrshme. Vepro tani! Shpëtoni fëmijët”.
Listen to them! Listen to the voices of these children fearing for their lives. Many others we have already lost. This is today. This is the reality of a hideous war. Act now! Save the children! #StopRussia #StopPutinsWar pic.twitter.com/b727MwfjXZ
— Klitschko (@Klitschko) March 1, 2022