Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga eurodeputetët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke u thënë se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së të përfshihet nga emocionet. Është pikërisht minuta e 0:30 e videos së mëposhtme ku përkthyesi shfaqet i emocionuar dhe zëri fillon të dridhet.
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë,”-tha Zelensky.
“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” vijoi më tej ai.
“Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës,” shtoi ai. “Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi.”
Edhe pas fjalimit të tij të gjithë eurodeputetët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën.
0:30 perkthyesi nis te emocionohet)