Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur këtë të premte drejtuesin e ri të Gjykatës së Tiranë.
Mësohet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar Flamur Kapllanin si drejtuesin e Gjykatës së Tiranë.
Zgjedhja e Kapllanit është bërë nga mbledhja e gjyqtarëve dhe ai ka një mandat 3-vjeçar pa të drejtë përsëritjeje.
Deri sot këtë detyrë e mbante Petrit Çomo, të cilit i përfundoi mandati. /Opinion.al