Unioni i Transportit Publik ka njoftuar këtë të enjte se për muajin mars nuk do të ofrohen abone për qytetarët, pasi sipas tyre transporti publik ndodhet në kolaps ekonomik.
Në një njoftim për mediat, Unioni i Transportit Publik informon qytetarët se në mungesë të një ndihme nga Qeveria, është e pamundur për ta që të ofrojnë të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.
Njoftimi i plotë
Unioni i Transportit Publik
NJOFTIM!
Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.
Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik.
Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!