Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtrenjtimi i energjisë fillon të japë pasoja te bizneset, priten falimente

2022/02/23 at 8:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtrenjtimi i energjisë fillon të japë pasoja te bizneset, priten falimente

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit.


Kompanitë pohojnë të shqetësuara se furnizimi me çmim 3-4 herë më të lartë se më parë ka shtuar kostot e prodhimit.

Për të përballuar rritjen e lartë të tarifës të energjisë bizneset kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me zbatimin e masave lehtësuese. Javën e ardhshme pritet që shoqatat e bizneseve t’i prezantojnë qeverisë masa konkrete zbutëse ndaj sipërmarrjes të prekur nga çmimi i energjisë.

Nikolla Tona, përpunues i mishit të fabrikës “Tona” tha për Monitor se shpenzimet e energjisë nga rritja e çmimit i janë shtuar 130,000 lekë në ditë. Z. Tona kërkon që qeveria të nisë diskutimet me sipërmarrjen për marrjen e masave zbutëse, pasi për ta situata është e papërballueshme.

“Energjia është kosto bazë për fabrikën tonë, pasi përdoret jo vetëm në linjat e prodhimit, por edhe për ruajtjen e produkteve në dhomat frigoriferike. Nga rritja e çmimit të energjisë fatura nga 3,2 mln/muaj që paguanin më parë është 5,3 mln lekë/muaj, kur 25-40% e konsumit të energjisë për këtë vit është mbuluar nga pasqyrat foltaike (në varësi të kushteve atmosferike). E kemi të pamundur të amortizojmë rritjen e kostos nga çmimi i energjisë. Jemi në luftë për të mbijetuar, pasi rritja e çmimit të energjisë ka krijuar gjendjen e para falimentit”.

Kompania “Tona” është lidhur me tensionin e mesëm të energjisë 20 kilovat 11,2 lekë për kilovat kurse tani çmimi është 25 lekë/kv. Administratori i kompanisë pohon se rritja e çmimit në këto nivele është vrastare për industrinë e përpunimit të mishit. Kërkesa e tyre është për marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar shtrenjtimin e çmimit, qoftë duke e shpërndarë rritjen edhe për tarifën e energjisë të familjarëve.

“Bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20%. Nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese. Prodhuesit e kanë të pamundur që shtimin e kostove ta transferojnë te rritja e çmimeve të produkteve, pasi automatikisht do të favorizohej rritja e shitjeve të mallrave të importit. Produktet e rajonit do të shiteshin me çmime më të lira se ato vendase, pasi kostot e prodhimit nuk janë prekur nga rritja e lartë e çmimit”.

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shtrenjtimi i energjisë është shqetësues edhe për fabrikat e përpunimit të qumështit që po vuajnë shtimin e kostove prodhuese edhe nga heqja e skemës të TVSh-së të rimbursueshme nga 1 janari 2022. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj nënvizon se aktualisht po furnizohet me energji me çmim 3.5 herë më të lartë se një vit më parë. Kompania dalë në treg të lirë për furnizimin energjisë në linjën 35kv në 2018.

“Vjet në muajin janar çmimin e energjisë e kemi blerë 9 lekë/kw, ndërsa për këtë vit është rritur 33 lekë/kë. Më shtrenjtë po blejmë edhe gazin dhe naftën. Në këtë situatë e kemi të pamundur të përballojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Këtë vit parashikojmë të kryejmë investime për sigurimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore, duke shtyrë për vitin tjetër investimet për rritjen e standardeve të produkteve”, shton z. Begaj.

Në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me tensionin e mesëm 20,10 dhe 6 kv që për herë të para dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Këto biznese do të mbrohen deri në qershor nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata do të rivlerësohet. Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kwh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë./Monitor



Ju sugjerojmë

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen

5 Shtator, 2025 11:26 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

“Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë”

5 Shtator, 2025 11:01 am
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

5 Shtator, 2025 10:49 am
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?
Bota

Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, vijon betejën me kancerin e lëkurës

5 Shtator, 2025 10:06 am
Para
Rama: Shpallja “non grata” e Sali Berishës është 100% meritë e tij

Inceneratorët/ Sot Rama dëshmon në komisionin hetimor: Mezi po pres

Vidhnin në banesa dhe ndërprisnin dritat/Pranga 5 të rinjve, e shkuara kriminale

Lëvizte i armatosur, policia arreston 24-vjeçarin

Ukraina/ I kritikuar nga e gjithë bota, vjen mbështetja e parë për Putin

Ukraina/ I kritikuar nga e gjithë bota, vjen mbështetja e parë për Putin
















TE FUNDIT

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
5 Shtator, 2025

Zv/kryeministrja britanike Angela Rayner dha dorëheqjen. Angela Rayner akuzohet për shmangie taksash dhe deklarim i rremë i transaksioneve detyruese dhe...

Lexo më shumë

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
5 Shtator, 2025

Një student 18-vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë...

Lexo më shumë

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
5 Shtator, 2025

Teksa po fliste në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Presidenti rus Vladimir Putin tha se çdo trupë e huaj në...

Lexo më shumë

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
5 Shtator, 2025

Qelizat e gjakut njerëzor që u dërguan në hapësirë ​​filluan të humbisnin aftësinë e tyre për të krijuar qeliza të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com