Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“O ndyrësirë, do të të vras”, noterja Majlinda Lleshi dhunon gazetarin e Stop

2022/02/16 at 9:18 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“O ndyrësirë, do të të vras”, noterja Majlinda Lleshi dhunon gazetarin e Stop

Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj.  Qytetarja Arta Çika shkoi të ballafaqohej me noteren, por mbeti peng në zyrën e Majlinda Lleshit. Kjo e fundit nuk e la të dilte dhe thërriti policinë.


Notere Majlinda Lleshi: Por ti ke gjetur rrugën e gabuar që të merresh me mua, atë problem që ti ke me zonjën në fjalë..

Denoncuesja: Ku me zonjën në fjalë, e bëre ti(testamentin) e ke bërë ti.

Notere Majlinda Lleshi: Atë që kam bërë unë, mbaj përgjegjësi unë.

Denoncuesja: Po mbaje, mbaje pse trembesh, pse trembesh.

Notere Majlinda Lleshi: Unë trembem? Unë do thërras policinë.

Denoncuesja: Do ta thërras edhe unë policinë, hajde të vemi bashkë.

Notere Majlinda Lleshi: Tani, tani vjen policia, mos u shqetëso.

Denoncuesja: Hajde tani, mos më tremb mua, se çdo më bërë policia mua.

Notere Majlinda Lleshi: Do të shpije në polici brenda.

Denoncuesja: Po moj zonjë, po. Hajde hapëm derën mua të dal, po të them si njeri, mos të sillem unë të kalojmë në metoda të tjera.

Notere Majlinda Lleshi: Jo.

Denoncuesja: Se unë do vete në polici, të bëj denoncimin në polici, se ti më ke mbajtur brenda, ti po më mban peng mua këtu zonjë.

Notere Majlinda Lleshi: Do të mbaj moj, deri sa të vijë policia.

Denoncuesja: Mirë do vijë policia, hajde të shkojmë bashkë, mos më mbaj peng mua dhe mos më detyro të kaloj në gjëra të tjera.

Notere Majlinda Lleshi: Një sekondë ,të lutem kalo atje, nuk të lë të dalësh.

Pas kësaj situate është njoftuar grupi i emisionit “Stop” të cilët kanë shkuar në zyrën e noteres. Pasi vjen policia, ajo bindet që të hapë derën.

Por ndodhi ajo që nuk pritej! Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

“O ndyrësirë, të godas dhe të mbys fare. Edhe ti plehrë (godet operatorin)! Do të të vras fare (i drejtohet gazetarit)”, thotë noterja.

Siç duket edhe nga pamjet, pasi godet gazetarin, noterja ka dhunuar edhe operatorin, madje duke i tentuar që t’i thyejë kamerën. Të gjitha kërcënimet dhe dhuna ndodh në sy të forcave të rendit.

Pas kësaj ngjarje, drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se noterja u shoqërua në Komisariatin nr. 2, por sipas tij, Prokurori Albert Demirneli e ka quajtur mëse normale çfarë ka ndodhur.

“Në këtë reformë drejtësie ka çdo muaj një prokuror dezhurn që qëlloi Albert Demirneli. Një burrë, prokuror që e ka kaluar Vettingun, por fati i keq i Gentit dhe i gazetarëve që do rrihen nëse do ketë më mundësi t’i rrahë Majlinda Lleshi është se po të jetë gjithmonë Albert Demirneli dezhurn, e ka pasur shoqe klase dhe më pas ka punuar me të, ky prokuror dhe ajo Oficere e Policisë Gjyqësore. Ia bënte zemra atij që ta ndalonte mbrëmë në flagrancë noteren? Jo. E pra.Shikoni si dhunohen gazetari dhe operatori, por prokurori e quan mëse normale. I rashë telefonit kërkova të flisja si nuk e ndalon në flagrancë atë, por sot në mëngjes më shkruajti mesazh dhe më tha kush je prapë. Si duket sot do të jetë ftilluar, mëlçia si duket ia përpunon me vonesë alkoolin, punë e tij. Problemi është or ti Albert Demirneli, nëse unë Saimir Kodra, personalisht do të shkoj në zyrën e noteres dhe do ta godas për një mijë e një arsye, i revoltuar për këto procedura jo ligjore që ka bërë. Do të dorëzohem vetë në komisariat dhe s’besoj se do më arrestosh në kushtet e flagrancës se kam goditur një notere apo jo? Se nuk bën sens, me të njëjtën logjikë që nuk ndalove noteren ku goditi gazetarin. Jam i sigurt që mua do më ndalosh, do më kërkosh dënim dhe është mëse normale”, tha Kodra./tvklan.al

Etiketa: majlinda lleshinoterja


Ju sugjerojmë

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

27 Qershor, 2026 9:54 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Para
Noterja falsifikon testamentin e zonjës së verbër: Shko ndiqe, më denonco

Noterja falsifikon testamentin e zonjës së verbër: Shko ndiqe, më denonco

Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}