“Pandemia nuk ka mbaruar. Ky Covid-19 ka të ngjarë të qëndrojë me ne. Nuk është e sigurt që Omicron është varianti i fundit që shohim”. Kështu tha Andrea Ammon, drejtor i Qendrës Evropiane për Sëmundjet (ECDC) në Rai Radio 1.
“Nëse ka një ndryshim të qasjes në masa, do të varet nga vendet. Aktualisht shohim një ndryshim të madh midis situatave të vendeve në Evropë”, vuri në dukje ai.
Lidhur me maskat shtoi: “Nëse doni të arrini një reduktim të përhapjes duhet t’i mbani në vende ku nuk ka distancë, pra brenda. Atëherë maska për mendimin tim nuk është një masë e dhunshme”.
Duke folur për atë që mësuam nga pandemia, Ammon tha: “Kemi mësuar shumë, por nuk do të thosha se tashmë dimë gjithçka rreth këtij virusi. Shpesh na ka befasuar në këto 2 vite, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet të rritet mbikëqyrja dhe të përmirësohen studimet për të zbuluar variantet e virusit sa më shpejt të jetë e mundur”./Opinion.al