Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi 500,000 doza të Pfizerit

2022/02/11 at 7:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi 500,000 doza të Pfizerit

Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt, siç janë solidariteti dhe mbështetja në njëri-tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore.

Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që e ka bërë luftën tonë kundër COVID-19 definitivisht më të lehtë”, tha Latifi në ceremoninë për pranimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Latifi tha se vetëm përmes vaksinimit, Kosova mund t’i kthehet plotësisht normalitetit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër koronavirusit.

Ky nuk është donacioni i parë i vaksinave që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës. Vitin e kaluar, Uashingtoni dërgoi në Prishtinë një donacion prej mbi 500,000 dozash të kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se SHBA-ja është donatorja më e madhe në Kosovë, pasi deri më tani ka dhuruar mbi 1 milion doza të vaksinës.

“Me donacionin e ri të SHBA-së, do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me të dyja dozat”, tha Hovenier.

Ai tha se Uashingtoni po ashtu ka mbështetur Kosovën me pajisje mjekësore gjatë pandemisë.

“SHBA-ja vazhdon të jetë e gatshme dhe e përkushtuar për të punuar me Qeverinë e Kosovës në luftën kundër COVID-19. Që të gjithë jemi së bashku në këtë luftë, ne jemi partneri juaj”, tha ambasadori Hovenier.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit të kaluar, fillimisht me vaksina të dhuruara nga COVAX-i, por edhe nga shtete të tjera. Më pas autoritetet arritën edhe një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës. Në vend ka nisur edhe dhënia e dozave përforcuese dhe atyre të treta.



Ju sugjerojmë

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
Bota

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 Qershor, 2025 7:22 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
Rajoni

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

13 Qershor, 2025 6:48 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Para
Pandemia/ Bashkia e Tiranës kërkon të mos aplikohen taksa për disa biznese

“5 Maji”, Mazniku: Banorët pre e politikës, do u japim 2 herë më shumë se privati

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë

Makina përfshihet nga zjarri në Tiranë

Berisha:Qeveria po sillet si pushtuese, banorët po mashtrohen

Vettingu/ PD për Berishën: Deklaroi votën kundër, iku si burracak ordiner
















TE FUNDIT

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve nga Izraeli, ka ardhur edhe reagimi nga Irani. Sipas mediave ndërkombëtare, Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike...

Lexo më shumë

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
13 Qershor, 2025

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur akt-akuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate...

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
13 Qershor, 2025

11.8 miliardë lekë është shuma që Ministria e Financave do të rialokojë në buxhetin e vitit 2025. Përmes një Akti...

Lexo më shumë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
13 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Iranit dhe në valën e re të sulmeve janë shënjestruar Teherani, Komi, Karaxhi, raportoi televizioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com